Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori sot një mesazh urimi nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, për marrjen e detyrës.
Konjufca theksoi se Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë lidhje të forta të rrënjosura në historinë, gjuhën dhe sakrificat e përbashkëta.
Hoxha u shpreh se kjo lidhje është e natyrshme dhe e pazëvendësueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ai shtoi se pret të punojë ngushtësisht me Kosovën për të forcuar marrëdhëniet, për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe për të avancuar aspiratat evropiane të të dyja vendeve.




