Presidenti Rus, Vladimir Putin, zhvilloi të mërkurën në Moskë bisedime me të dërguarin special amerikan Steve Witkoff.
Takimi ndodhi vetëm pak ditë nga përfundimi i afatit që Shtëpia e Bardhë I kishte vendosur Rusisë për arritjen e një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Këshilltari për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se gjatë takimit treorësh, Putini i transmetoi “sinjale” Witkoff-it lidhur me atë që ai e quajti “çështja ukrainase” dhe “mori sinjale përkatëse” nga pala amerikane, raporton BBC.
Më shumë detaje rreth negociatave do të ndahen pasi Witkoff të raportojë te presidenti Trump, shtoi Ushakov.
Afati i vendosur nga Trump për Putinin përfundon të premten. Uashingtoni ka kërcënuar me “tarifa të ashpra” dhe masa të tjera ekonomike nëse nuk arrihet marrëveshje për paqe me Ukrainën.




