Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka komentuar spekulimet për një rikthim të mundshëm të presidentes Vjosa Osmani në LDK.
Ai tha se aktualisht Osmani është presidente e vendit dhe se pozicioni i saj respektohet. Sipas tij, nëse ajo jep një sinjal për bashkëpunim, atëherë partia do ta analizojë situatën.
Zogaj shtoi se, siç ka deklaruar edhe kryetari Lumir Abdixhiku, LDK nuk ka refuzuar asnjë emër në diskutimet e deritanishme politike.




