Këngëtarja Fjolla Morina duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore gjatë këtij sezoni veror.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit planet e saj për projektet e reja muzikore. Morina publikoi një fragment nga videoklipet e saj të mëparshme, duke u dërguar fansave një mesazh optimist për muzikën që pritet të publikojë.
“Ju përshëndes me hitet e mia dhe jam duke punuar për super hite të reja. Këtë verë do ta djeg,” ka shkruar ajo në Instastory.
Artistja nuk ka zbuluar ende detaje për bashkëpunimet apo datën e publikimit të projekteve të reja, por ka bërë të ditur se muzika e re do të publikohet shumë shpejt. 🔥🎶
Fansat presin që gjatë kësaj vere këngëtarja të sjellë projekte ritmike dhe energjike për publikun.




