Dokumente të Gjykatës së Lartë në Smederevë në Serbi tregojnë se një grup qytetarësh serbë ka kryer incidente raciste në Francë dhe Gjermani gjatë vitit 2025, me urdhra që dyshohet se vinin nga struktura të inteligjencës së Rusisë.
Tre persona nga Velika Plana janë dënuar për spiunazh dhe diskriminim racor pasi pranuan fajësinë, duke marrë dënime nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë arrest shtëpiak.
Sipas dokumenteve, grupi ka kryer veprime provokuese si dëmtimi i objekteve fetare dhe vendosja e simboleve fyese në Paris dhe Berlin, me qëllim nxitjen e tensioneve fetare dhe destabilizimin e situatës në këto vende.




