Policia e Kosovës ka arrestuar A. P., 37 vjeç, nga fshati Velezhe – Prizren, i kërkuar për disa vepra penale, përfshirë “vrasje”, “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje të paautorizuar të armës”.
Arrestimi i tij u realizua më 9 shkurt 2026 rreth orës 22:30, pas një pune të vazhdueshme hetimore nga patrulla e Stacionit Policor të Prizrenit.
Më pas, më 10 shkurt 2026, i dyshuari u dorëzua në Prokurorinë Speciale për procedurat e mëtejshme ligjore.
Rasti ka origjinën në vitin 2015, kur kryesori i vrasjes ishte arrestuar dhe dënuar, ndërsa A. P. kishte qenë në arrati për disa vjet.
Policia e Kosovës thekson angazhimin e saj për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra të rënda, duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike.




