Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për sigurinë dhe trafikun në Kosova.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 2,598 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Në 24 orët e fundit janë arrestuar 21 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje.




