Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se presidentja e Kosovës ka respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën me vendimet e saj.
Ai tha se Kushtetuta e Kosovës është relativisht e re dhe shpesh kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se afatet kushtetuese janë të qarta dhe nuk mund të ndryshohen nga procedurat politike.




