Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë për dy projektrezoluta lidhur me luftën në Iran dhe ndikimin e saj në rajon. Njëra është propozuar nga vendet e Gjirit dhe dënon sulmet e Iranit ndaj tyre dhe Jordanisë, ndërsa tjetra nga Rusia kërkon ndalimin e luftimeve dhe rikthimin në negociata pa përmendur drejtpërdrejt palët.
Draft-rezoluta e vendeve të Gjirit ka mbi 90 sponsorë dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve dhe respektimin e lundrimit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit.




