Mesfushori 23-vjeçar nga Gjilani, Redon Ismaili, po bën një sezon të shkëlqyer te Partizani në Shqipëri. Ai është lojtari që mbulon më shumë kilometra në fushë, ndërton çdo aksion sulmues të skuadrës dhe pengon aksionet e kundërshtarëve.
Pas tre sezoneve te ekipi kryeqytetas, Ismaili ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, dhe Partizani pritet të përfitojë shuma të mëdha nga një shitje e mundshme në verë.




