Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar ndaj tensioneve mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se përplasjet e tyre kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Sipas saj, fakti që mosmarrëveshjet përfunduan në titujt e mediave botërore nuk i shërben vendit.




