Organizatat partnere të platformës së Këshillit të Evropës do të zhvillojnë më 24-25 mars një mision faktmbledhës në Kosovë për të adresuar sfidat e lirisë së medias.
Delegacioni do të diskutojë çështje si presioni politik ndaj mediave, siguria dhe kushtet e punës së gazetarëve, legjislacioni mediatik, paditë abuzive (SLAPP) dhe zbatimi i Direktivës Evropiane kundër SLAPP.
Kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues të institucioneve, redaktorë dhe gazetarë do të takohen me delegacionin.
Pas përfundimit të misionit, do të publikohet raport dhe rekomandime për gjendjen e lirisë së medias në Kosovë.




