Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ekipi iranian mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet këtë vit në Amerikën e Veriut, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Në një postim në rrjetet sociale, Infantino tha se ka diskutuar me Trump për përgatitjet e turneut, duke përfshirë pjesëmarrjen e ekipeve që janë kualifikuar, përfshirë Iranin.
“Gjatë bisedës, Presidenti theksoi se Irani është i mirëpritur të marrë pjesë në garë,” tha Infantino.//sinjali//




