Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, nuk ka komentuar deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, sipas të cilit vizitat e disa ambasadorëve “shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese”.
Ai po ashtu nuk ka dhënë detaje për takimin me kryeministrin Albin Kurti pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se atë çka u diskutua do ta mbajë për vete.




