Një gjumë i mirë ndihmon trupin dhe mendjen të rigjenerohen.
Për ta përmirësuar cilësinë e tij, mund të ndiqni disa hapa të thjeshtë:
1. Ushtrime të lehta gjatë ditës – Aktiviteti fizik si ecja, noti apo yoga ndihmon trupin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë. Shmangni stërvitjet intensive vonë në mbrëmje.
2. Ushqime që favorizojnë gjumin – Konsumoni ushqime të pasura me vitamina B6 dhe magnez, si salmon, tuna, banane, bizele dhe drithëra, të cilat ndihmojnë prodhimin e melatoninës dhe qetësimin e trupit.
3. Mbani rutinë të përditshme – Krijoni rituale para gjumit, si ngrënie në orar të rregullt, dush relaksues dhe ambient qetësues me aromë lavande, jasemini ose trëndafili.
Këto hapa të thjeshtë mund të ndihmojnë për një gjumë më të qetë dhe më të rehatshëm.




