Kombëtarja e Iranit ka njoftuar tërheqjen nga FIFA World Cup 2026, që do të zhvillohet në United States, Mexico dhe Canada.
Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Donyamali, deklaroi në një intervistë televizive se vendi i tij nuk ka ndërmend të marrë pjesë në turne pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei.
Ai akuzoi drejtpërdrejt qeverinë amerikane për përfshirje në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe tha se situata aktuale e bën të pamundur pjesëmarrjen e sportistëve iranianë në territorin amerikan.
Sipas shortit, Irani ishte pjesë e Grupit G dhe pritej të zhvillonte ndeshjet në Los Angeles dhe Seattle kundër New Zealand, Belgium dhe Egypt.
Pas këtij vendimi, FIFA pritet të vendosë nëse do ta zëvendësojë Iranin me një kombëtare tjetër, në përputhje me rregulloren e turneut./EO/




