Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar takime pune me drejtuesit e Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës për të diskutuar përmirësimin e shërbimeve për bizneset dhe qytetarët.
Me drejtorin e ATK-së, Mentor Hyseni, u diskutua për përditësimin e të dhënave të bizneseve dhe uljen e burokracisë në shërbimet institucionale.
Ndërsa me drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, u trajtuan mundësitë për lehtësira shtesë për bizneset, reduktimin e tarifave dhe përmirësimin e procedurave në vendkalimet kufitare.




