Ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të thellë politike dhe morale.
Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ai tha se është paradoksale që një forcë politike që ka fituar besim të madh nga qytetarët të mos arrijë të ndërtojë institucione funksionale.
Sipas Hysës, nëse situata politike vazhdon në këtë mënyrë, Kosova mund të përballet me disa procese zgjedhore brenda një viti, të cilat mund t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 30 milionë euro.




