Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjen Kastrati pas gjetjes pa shenja jete të 80-vjeçarit Alush Kastrati në malet e Zatriqit.
Latifi theksoi se i ndjeri ishte babai i dëshmorit Mazllum Kastrati, duke e përshkruar si një prind që i dha atdheut më të shtrenjtën dhe jetoi me krenari për lirinë e Kosovës.
Ai falënderoi ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit, përfshirë Policin e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet vullnetare të kërkim-shpëtimit.
Alush Kastrati ishte raportuar i zhdukur më 7 mars, ndërsa trupi i tij u gjet pas disa ditësh kërkime.




