Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në emisionin Rubikon në Klan Kosova se gjatë takimit me kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është diskutuar për mënyrën e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku tha se e kishte pyetur Kurtin nëse synojnë marrëveshje politike apo zgjedhje. Sipas tij, janë përmendur tri alternativa: kandidatura e imponuar që do të çonte në zgjedhje parlamentare, gjetja e një kandidati konsensual pa përkatësi partiake, ose një marrëveshje klasike politike mes partive.
Ai shtoi se nga Kurti ka marrë përgjigjen se nuk ka synim për imponim dhe se preferohet një konsensus i gjerë për zgjedhjen e presidentit.




