Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke paraqitur të dhëna për aksidentet në trafik, gjobat dhe arrestimet në vend.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë regjistruar 22 aksidente me persona të lënduar dhe 39 të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka vazhduar edhe zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2,712 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




