Një nxënës i klasës së nëntë është kapur me një mjet të mprehtë brenda një shkolle fillore në fshatin Xerxë të Rahovec.
Sipas njoftimit, rreth orës 14:00 drejtori i shkollës ka informuar Policia e Kosovës se një nxënës kishte hyrë në objektin shkollor me thikë.
Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke konfiskuar mjetin dhe duke shoqëruar të miturin në stacion policor së bashku me prindin e tij.
I dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit, sipas procedurave për të mitur.
Me urdhër të prokurorit për të mitur është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armës së ftohtë.
Pas procedurave fillestare, i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.




