Një burrë nga Gjilani ka ndërruar jetë më 13 mars 2026 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas sulmit që kishte marrë në gusht të vitit 2025 te Liqeni i fshatit Përlepnicë.
Sipas policisë, viktima ishte sulmuar nga dy persona më 9 gusht 2025 rreth orës 02:30.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe hetime të mëtejshme.




