Shkrimtari Arbër Selmani do të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës së librit në Evropë.
Ai do të prezantojë librin e tij “Testosteron” në kuadër të programit të Bibliotekës Kombëtare, duke theksuar rëndësinë e promovimit të letërsisë nga Kosova në arenën ndërkombëtare.
Selmani shprehet i lumtur për mundësinë të takohet me shkrimtarë të tjerë nga e gjithë bota dhe të ndajë përvoja me ta.
Sipas tij, pjesëmarrja në panair është një mundësi e veçantë për të përfaqësuar kulturën dhe krijimtarinë shqiptare, si dhe për të kontaktuar me diasporën.




