Në Fushë Kosovë është arrestuar një mashkull kosovar i dyshuar për posedim dhe shitblerje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari u gjet një qese me rreth 1 gram marihuanë dhe një telefon, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan rreth 41.5 gramë marihuanë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




