Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po legjitimon strukturat paralele të Serbisë në Kosovo.
Ai tha se fillimisht Kurti nuk kundërshtoi pranimin e dokumenteve të këtyre strukturave nga Bashkimi Evropian, ndërsa tani, sipas tij, po shkon drejt legalizimit të tyre.
Behrami pretendon se kjo çështje është trajtuar në dialogun e zhvilluar në Bruksel dhe Ohër.




