Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se Kosova ka pësuar regres në raport me Bashkimi Evropian.
Në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ajo tha se derisa vendet e tjera të rajonit po avancojnë drejt BE-së, Kosova jo vetëm që ka mbetur në vend, por edhe ka degraduar në pozicionin e saj.
Ahmetaj shtoi se shanset për stabilitet politik janë të vogla, duke kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti dhe duke shprehur dyshime për përparim të shpejtë në procesin e integrimit evropian.




