Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun dhe ka theksuar se çështja Balluku është e lidhur me Ramën dhe nuk mund të mbyllet pa largimin e tij.
Ai kritikoi projektin për zhvendosjen e Portit të Durrësit në Porto Romano, duke e quuar të papërshtatshëm dhe shumë më të vogël se portet e tjera të rajonit.
Po ashtu, Berisha akuzoi qeverinë për çmimin e lartë të naftës dhe bëri thirrje për protestën e 22 marsit.




