Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, do të kalojë së shpejti në një detyrë të re diplomatike në Turqi. Lajmi u bë i ditur nga Matti Maasikas, Sekretari i Përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS). Maasikas shprehu falënderimet e tij për kontributin e Oravit gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrën e re.
Në një postim në rrjetin social X (Twitter), Maasikas vlerësoi punën e shkëlqyer të Oravit dhe theksoi se kontributi i tij ka qenë shumë i rëndësishëm për proceset në Kosovë, duke shtuar se do të mungojë pas largimit të tij. Ai gjithashtu u shpreh se pret që të vazhdojnë bashkëpunimin në rolet e ndryshme që do të kenë në të ardhmen.




