Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve për shkak të kryeneçësisë dhe insistimit të tij për të nënshtruar të gjithë aktorët politikë.
Sipas Sejdiut, ky veprim i Kurtit është perceptuar nga qytetarët, duke shtuar se është e qartë se situata aktuale do të përfundojë me zgjedhje.




