Artan Behrami ka deklaruar se PDK-ja ka qenë pala më e dëmtuar nga dialogu, bashkëpunimi dhe qasja lojaliste ndaj Perëndimit, ndërsa sipas tij, VV-ja ka përfituar nga konfrontimi dhe zhvillimet politike.
Ai theksoi se këto dallime kanë krijuar standarde të reja në skenën politike, për të cilat, sipas tij, nuk duhet të ketë befasi.
Behrami kritikoi edhe qeverinë aktuale, duke pretenduar se përmes negociatave të fshehta dhe pranimit të strukturave paralele janë vendosur bazat për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, marrëveshjet e arritura parashohin elemente si autonomi për veriun dhe status të veçantë për objektet fetare ortodokse serbe.




