Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK pas plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të dyshuara nga keqtrajtimi i prindërve.
Ai ndodhet në Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik, ku merr trajtim mjekësor dhe mbështetje psikosociale.
Policia dhe shërbimet sociale janë të përfshira dhe fëmija është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, pa praninë e prindërve apo kujdestarit ligjor.




