Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë se është rifunksionalizuar Kolegjiumi i Degëve të Prishtinës, si pjesë e riorganizimit të brendshëm.
Ky kolegjium do të koordinojë veprimet politike të LDK-së në Kryeqytet, duke siguruar qëndrime të unifikuara dhe efikase.
Së shpejti do të miratohen aktet normative që përcaktojnë funksionimin e Kolegjiumit, si dhe do të mbahet një takim me asambleistët për të harmonizuar veprimet në Kuvendin Komunal.
Ky proces synon fuqizimin e LDK-së në Prishtinë dhe përmirësimin e shërbimeve dhe jetës së qytetarëve përmes veprimit të koordinuar dhe të përgjegjshëm.




