Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar heqjen e masave nga Bashkimi Evropian si një korrigjim të vonuar, duke theksuar se vendosja e tyre më parë kishte dështuar për shkak të institucioneve vendore.
Në një postim në Facebook, AKB tha se masa ndëshkuese rrezikuan ekonominë, bizneset dhe marrëdhëniet me BE-në, dhe kërkoi llogaridhënie të menjëhershme dhe ndryshim të kursit politik.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se ekonomia e Kosovës nuk duhet të vuajë më pasojat e vendimeve të papërgjegjshme dhe kërkoi masa për të mbrojtur bizneset dhe stabilitetin ekonomik.




