Sot rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy kamionë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në ora 13:45, policia u njoftua për aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë. Në incident janë përfshirë dy kamionë, dhe një person ka marrë ndihmë mjekësore,” tha Krasniqi.




