Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, komentoi konfirmimin e Bashkimit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës. Sipas tij, këto masa janë vendosur për shkak të politikave të kryeministrit Albin Kurti dhe kanë pasur ndikim te qytetarët.
Në një postim në Facebook, Hamiti shkroi se gjatë periudhës së sanksioneve, që filluan më 28 qershor 2023, fonde të konsiderueshme nga BE-ja për projekte të rëndësishme kanë mbetur të pezulluara, duke prekur jetën e përditshme të qytetarëve.
“Mbas 30 muajsh, Kosovës i hiqen sanksionet financiare të BE-së, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt te qytetarët dhe zhvillimi i projekteve jetike për vendin tonë,” theksoi ai.




