Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka bërë thirrje për qytetarët kosovarë që ndodhen atje të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit pritës, veçanërisht në lidhje me incidentet që përfshijnë raketa ose dronë.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, Ambasada thekson se ndalohet rreptësisht fotografimi, incizimi dhe shpërndarja e pamjeve ose informacioneve për këto incidente, si dhe publikimi i vendndodhjeve në rrjete sociale ose platforma të tjera.
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa strikte ligjore për çdo shkelje, duke përfshirë gjoba të larta financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, dhe deportim të shoqëruar me ndalim rikthimi në vend. Ambasada ka bërë thirrje që qytetarët të veprojnë me kujdes për të ruajtur sigurinë dhe rendin publik.




