I akuzuari Dushan Maksimoviq gjatë mbrojtjes në gjykatë deklaroi se një ditë para sulmit në Banjskë, më 23 shtator 2023, kishte qenë në një vikendicë bashkë me disa miq.
Ai tha se në ditën e ngjarjes kishte shkuar në banesë rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe më pas në punë në Ranjska Banja.
Sipas Maksimoviqit, ai dhe miqtë e tij, duke përfshirë Dushan Kostiq, Dushan Angjokoviq, Filip Filijeviq, Sasha Milosavleviq, Milan Maksimoviq dhe Millosh Sadusavleviq, kishin bërë gril dhe kishin diskutuar për disa rregullime në vikendicë.
Ata u kthyen të flinin rreth orës 3:30, dhe më vonë dëgjuan krisma në Banjskë, për të cilat tha se menduan fillimisht se ishte incident i vogël.
Maksimoviq deklaroi se ata vendosën të mos zbresin në fshat deri në mëngjes dhe rreth orës 6:30 shkuan në ndërtesë, ku qëndroi deri të nesërmen.//eo//




