Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale ndaj 49 personave të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Sipas autoriteteve, pritet që numri i kallëzimeve të rritet në 31, duke përfshirë rreth 200 persona, kryesisht kryesues dhe komisionerë të vendvotimeve në komunën e Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe po realizohen në koordinim me Policinë e Kosovës.
Ai tha se deri tani janë intervistuar 49 persona dhe pritet të intervistohen mbi 200 të tjerë.
Prokuroria thekson se pas përfundimit të hetimeve do të merren të gjitha veprimet ligjore të nevojshme dhe opinioni publik do të informohet për rezultatet e procesit.//eo//




