Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, komentoi tërheqjen e fundit të kryeministrit Albin Kurti, duke vënë në dukje se ai nuk e fshehu kompromisin e bërë me strukturat ilegale, të cilat më parë pretendonte se i kishte shuar.
Në rrjetet sociale, Tahiri ironizoi këtë hap, duke e përshkruar si një “përparim” nga Kurti, për shkak se tani pranoi hapur vendimet e tij lidhur me këto struktura.




