Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se ka zhvilluar diskutime me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për ecurinë e projektit të ngrohjes qendrore me energji diellore.
Sipas tij, ky projekt synon krijimin e një sistemi energjetik më të pastër dhe të qëndrueshëm, duke rritur efikasitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët.




