Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Schnetzer shprehu ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të tre qytetarëve kosovarë që humbën jetën në vendin e punës në Vjenë, duke theksuar solidaritetin dhe dhimbjen e përbashkët për këtë ngjarje të rëndë.
Biseda u përqendrua gjithashtu në marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovë dhe Austri, si dhe në mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe parlamentar.
Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.




