Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim të thellë pas raportimeve për një fëmijë 5-vjeçar në Lipjan, i cili dyshohet se është keqtrajtuar rëndë dhe po merr trajtim mjekësor urgjent.
Organizata ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet dhe për vënien para drejtësisë të përgjegjësve.
Sipas tyre, mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe çdo fëmijë duhet të rritet në një mjedis të sigurt, pa dhunë dhe neglizhencë.




