Ish-gjyqtari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është një detyrim kushtetues dhe nuk është çështje vullneti politik.
Në një intervistë në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafi, Kryeziu theksoi se presidenti ka autoritet të qartë sipas Kushtetutës për shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, dhe çdo veprim tjetër që shmang këtë detyrim është në kundërshtim me rendin kushtetues.
Ai shtoi se shkeljet e Kushtetutës janë të rralla dhe ndodhin vetëm në raste serioze, duke u aplikuar kryesisht për bartësit më të lartë të institucioneve shtetërore.




