Fshati Izbicë do të presë edhe sivjet garën tradicionale përkujtimore “Vrapimi i Marsit – Izbica 147”, në nder të 147 martirëve të Masakrës së Izbicës dhe dëshmorëve të Komunës së Skenderaj.
Gara do të zhvillohet në dy distanca, 10 km dhe 21 km, duke ofruar mundësi pjesëmarrjeje për vrapues elitarë dhe fillestarë, ndërsa fëmijët do të marrin pjesë në një vrapim simbolik prej 2 km.
Ky aktivitet lidh sportin me përkujtimin historik dhe synon të promovojë vrapimin malor, të forcojë traditën e organizimeve sportive dhe përkujtimore, si dhe të bashkojë komunitetin dhe sportdashësit nga Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora.




