Një aksident tragjik në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq, i ka marrë jetën 45-vjeçarit Krenar Çekiçi, polic i burgut të Drenovës.
Sipas raportimeve paraprake nga Euronews Albania, automjeti ku ndodhej Çekiçi ishte ndalur për të kaluar në krahun tjetër të rrugës, kur një mjet tjetër e goditi fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas makinën tip “Benz”, duke shkaktuar vdekjen e tij në vend.




