Galeria e Fakulteti i Arteve hapi më 17 mars 2026 ekspozitën personale të profesorit të fotografisë, Blerim Gjinovci, të titulluar “Përtej Pamjes”. Projekti ofron një rrugëtim vizual dhe emocional mbi marrëdhënien mes njeriut, natyrës dhe dinjitetit njerëzor.

Ekspozita është ndarë në dy hapësira – fotografi me ngjyra dhe bardhë e zi – duke krijuar kontraste estetike dhe emocionale që pasqyrojnë dimensione të ndryshme të përjetimit artistik. Çdo kapitull trajton tema të veçanta, përfshirë edhe aspektin social, duke dokumentuar realitetin me ndjeshmëri të lartë artistike.

Kuratori Zeni Ballazhi dhe Dekani Hazir Haziri u përkujdesën për realizimin profesional të projektit, ndërsa Gjinovci theksoi se çdo fotografi fton vizitorët të reflektojnë “përtej pamjes së parë”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë, duke ofruar mundësi për vizitorët të përjetojnë një kombinim të kujtesës, identitetit dhe dinjitetit njerëzor përmes artit pamor.





