Lista Serbe ka bërë thirrje për serbët në Kosovë që të respektojnë Ligjin për të huajt, duke përfshirë lehtësirat për pajisje me lejeqëndrim 12-mujor.
Partia thekson se marrëveshja e arritur ka parandaluar që rreth 10 mijë persona të mbesin jashtë Kosovës dhe ka përfshirë kategori si punonjësit në institucione shëndetësore dhe arsimore, studentët dhe qytetarët që jetojnë në Kosovë pa dokumente.
Lista Serbe ka njoftuar se kryetarët e komunave me shumicë serbe do të ndihmojnë në zbatimin e procesit, i cili ka afat aplikimi deri më 16 qershor. Po ashtu, po punohet për një zgjidhje të çështjes së targave të automjeteve, me mbështetjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë.




