Kosova është renditur rreth vendit të 16-të në nivel global në raportin më të fundit të World Happiness Report, bazuar në të dhënat e Gallup për periudhën 2023–2025.
Me një vlerësim mesatar të jetës rreth 6.9 pikë, Kosova pozicionohet ndër vendet me nivel të lartë të kënaqësisë, duke lënë pas disa shtete të zhvilluara si Gjermani, Austri dhe SHBA.
Lista vazhdon të kryesohet nga vendet nordike, me Finlandë në vendin e parë, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.
Në rajon, Kosova renditet më lart se Serbi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri.




