Major Vjollca Hoti ka diplomuar me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA 🇺🇸 – një nga programet më prestigjioze për zyrtarët e sigurisë.
Me mbi 25 vite përvojë, ajo tashmë sjell njohuri të avancuara në lidership, hetime dhe bashkëpunim ndërkombëtar, duke forcuar kapacitetet e Policisë së Kosovës.
Ky sukses dëshmon përkushtimin për profesionalizëm dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në funksion të sigurisë publike. 👏




